back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeProkuroria jep detaje për personin që vdiq në Pejë, ndalohet për 48...

Prokuroria jep detaje për personin që vdiq në Pejë, ndalohet për 48 orë makinisti

Të ngjajshme

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur për Gazetën Express se është marrë vendim që makinisti i trenit, i cili po drejtonte trenin në kohën kur vdiq taksisti 50-vjeçar, është dërguar në ndalim për 48 orë.

“Prokurori kujdestar ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes, bashkë me njësitet tjera relevante policore, për ekzaminimin e vendit ku ka ndodhur rasti”, ka deklaruar Prokuroria.

Ndërkaq, ka bërë të ditur se për makinistin është marrë vendim për ndalim 48 orësh.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.

Express sot ka raportuar se rreth orës 05:35 minuta të mëngjesit një person ka vdekur pasi që i njëjti është goditur nga treni.

Në vend të ngjarjes kanë dalë policia e hetuesia, ndërkaq, sipas burimeve, mësohet se bëhet fjalë për një person rreth moshës 50-vjeçare që me profesion ishte taksist. /Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz