Prokuroria jep detaje për 16-vjeçaren të cilën e mbyti rryma

Një 16 vjeçare ka ndërruar jetë në fshatin Capar të Gjilanit, pas kontaktit me rrymën, derisa ishte duke u pastruar, shkruan Syri.net Kosova
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku e ka konfirmuar incidentin tragjik për Syri.net Kosova, derisa ka bërë të ditur se trupi i pajetë i 16 vjeçares është dërguar për obduksion.
“Ne fshatin Capar, komuna e Gjilanit, mbrëmë rreth orës 21:00, dyshohet se një vajzë e moshës 16 vjeçare, ka humbur jetën. Prokurori i rastit, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, për kryrjen e autopsisë dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka theksuar Maloku.

Lexo edheNora Istrefi thyen ‘akullin’, tregon për herë të parë raportin e saj me Tunën
Rastin për Syri.net Kosova e ka konfirmuar më herët edhe komandantja regjjionale e Policisë në Gjilan Elmina Mahmuti.
“Viktima ka pas kontakt me rrymën në banjon e shtëpisë së saj. Rasti për momentin është kualifikuar si vdekje e dyshimtë rreth orë 20.10. Familjarët kanë kërkuar ndihmë dhe viktimën e kanë nisur për në spital”, tha Elmina Mahmuti për Syri.net Kosova.














