back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeProkuroria interviston Armend Zemajn si të dyshuar për incidentin me qytetarin

Prokuroria interviston Armend Zemajn si të dyshuar për incidentin me qytetarin

Të ngjajshme

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se e ka intervistuar deputetin e LDK-së Armend Zemaj si të dyshuar për sulmin e djeshëm fizik ndaj një qytetari në qendër të Prishtinës. Prokuroria ka thënë se është intervistuar edhe qytetari, të cilit Policia i ka shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Veprimi i deputetit Zemaj po kritikohet nga anëtarë të shoqërisë civile.Mu përballë Kuvendit të Kosovës, sheshi “Ibrahim Rugova” u bë skena e një incidenti fizik në mes deputetit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj dhe një qytetari.

Incidenti që nisi pasi qytetari e quajti “rrenc” deputetin Zemaj derisa ai po jepte intervistë, përfundoi me të dyja palët në stacion policor për t’u intervistuar.

E tanimë rasti ka arritur edhe në duart e Prokurorisë, raporton rtv dukagjini.

Prokurori kujdestar ka intervistuar të dyshuarin i cili dyshohet për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për çështjen në fjalë. Për më shumë informacione, ju njoftojmë me kohë. Të dy janë intervistuar nga Prokurori. Të dëmtuarit, Policia e Kosovës i ka lëshuar një tiketë për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike”.- Prokuroria Themelore në Prishtinë

Kritik ndaj veprimit të deputetit Zemajt shprehet Instituti i Kosovës për Drejtësi, marrë parasysh pozitën e lartë që ai mban.

Politikanët duhet të jenë shembull i tolerancës dhe mirëkuptimit edhe në rastet kur janë subjekt i ofendimeve apo sulmeve fizike sikurse ndodhi me rastin e deputetit Zemaj. Politikanët dhe secili që ushtron funksione publike në interes të publikut duhet të shmangin situatat e konfrontimit fizik apo debatet me gjuhë denigruese me qytetarët”-Ehat Miftaraj, Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi.

Gjersa kritikon partinë që sipas tij solli këtë frymë diskursi në pah, Miftaraj nuk kursen as Lidhjen Demokratike.

Është fakt se si rezultat i politikanëve dhe partive politike me theks të veçantë investimit të madh që ka bërë LVV në polarizimin e shoqërisë dhe ndërtimit të kulturës ku secili që ushtron funksion publik është i korruptuar ose punon kundër interesave të shtetit, po sjell situata ku qytetarë që jetojnë në Kosovë apo jashtë duke u frymëzuar nga ky diskurs po e marrin të drejtën të ofendojnë, fyejnë, kërcënojnë secilin që ka një mendim kritik ndaj qeverisjes”- Ehat Miftaraj – Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi.

Pak pas incidentit, deputeti Zemaj kërkoi falje publike duke theksuar se reagimi i tij ishte në afekt dhe se nuk përfaqësonte bindjet e tij personale dhe as ato si deputet e anëtar i LDK-së.

Në mbështetje Zemajt i doli partia e tij, duke e vlerësuar si sulm veprimin e qytetarit ndaj deputetit, dhe duke thënë se ai përbën cenim të drejtpërdrejt të dinjitetit institucional.

Kërkim faljen e Zemajt e ka mirëpritur Miftaraj, i cili thotë se një gjë të tillë do të duhej ta bënte edhe LDK-ja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz