back to top
Sunday, November 9, 2025
BallinaLajmeProkurori i Shtetit: Janë bërë përgatitjet e nevojshme për të mbrojtur votën...

Prokurori i Shtetit: Janë bërë përgatitjet e nevojshme për të mbrojtur votën e lirë

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves viziton KQZ-në, uron një proces zgjedhor të mbarë dhe të rregullt

Sot, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është pritur...

Deri në ora 9 votuan më shumë se 26 mijë votues

Deri në orën 09:00 sipas të dhënave të KQZ’së...

Gola: Dita e votës është e shenjtë, ashtu siç e garanton edhe Kushtetuta jonë

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Gjakovës,...

Voton Zenun Elezaj: Le të jetë ky një proces i qetë

Në Klinë ka votuar edhe kandidati për kryetar, Zenun...

Kllokoti – komunë me shumicë serbe, mban balotazh vetëm formalisht

Në 18 komunat e Kosovës u nevojit një rund...

Prokurori i Shtetit ka thënë se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

Në njoftim thuhet se janë angazhuar rreth 80 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemi prokurorial.

“Në këto zgjedhje janë angazhuar rreth 80 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët po qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme lokale. Prokurorët janë duke qëndruar në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve. Ndërkaq, koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula po e mbikëqyrë gjithë mbarëvajtjen e zbatimit të detyrave të koordinatorëve rajonal, prokurorëve të angazhuar dhe prokurorit me detyrë në KQZ. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz