back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeProjektligji për Gjykatën Speciale duhet të shkojë në Qeveri?

Projektligji për Gjykatën Speciale duhet të shkojë në Qeveri?

Të ngjajshme

Dardan Krivaqa në Supreme: Kërkoj falje, isha nën ndikim të narkotikëve

Në Gjykatën Supreme sot po zhvillohet një seancë gjyqësorë,...

Beleg e Kodrali, “Doku” me numër 5 është aty

Arbër Tolaj po vazhdon fushatën intensifikuese kudo në Dukagjin...

17-shi i LDK-së përshëndet qytetarët: Mirëmëngjesi Prishtinë

Kandidati i LDK-së për deputet, Armend Zemaj po e...

Si e sinjalizoi me prekje hunde nisjen e “aksionit” Naim Murseli, Granit Plavën

Prokuroria po vazhdon të prezantojë provat për rastin e...
- Advertisement -

Tema e nxehtë e zhbërjes së Gjykatës Speciale duket se nuk do të jetë e lehtë për t’u përmbyllur edhe për një kohë, përkundër presioneve të mëdha ndërkombëtare mbi liderët institucionalë dhe deputetët për t’u zmbrapsur nga ky qëllim.

Të paktën, sipas asaj që parasheh Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, Projektligji për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, i cili është propozuar nga 43 deputetë të Kuvendit të Kosovës më 22 dhjetor të vitit të kaluar, nuk është e mundur të bllokohet, shkruan gazetametro.net.

Rregullorja e Kuvendit të Kosovës thotë se çdo iniciativë ligjore duhet t’i dërgohet për mendim Qeverisë së Kosovës.

Neni 53 i Rregullores, ku flitet për Propozimin e Projektligjit, Pika 2, e parasheh këtë procedurë.

“Projektligji i propozuar nga Presidenti, deputetët, komisioni parlamentar, grupi parlamentar, zgjedhësit, nëpërmjet Kryesisë së Kuvendit i dërgohet Qeverisë, për mendim”, thuhet aty.

Një gjë të tillë e parasheh edhe Neni 55, i cili flet lidhur me nismën e hartimit të një Projektligji.

“Kur Kuvendi merr nismë për hartim të projektligjit, Kryesia e Kuvendit e kërkon mendimin e Qeverisë. Qeveria duhet të deklarohet për projektligjin brenda një muaji”, thuhet në Pikën 1 të këtij Neni.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, javën e kaluar, e kishte në rend të ditës Projektligjin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, por nuk kishte mundur ta mbante mbledhjen e saj për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryeparlamentari Kadri Veseli e kishte mbyllur këtë takim, duke i ftuar anëtarët e Kryesisë së Kuvendit që të marrin pjesë në mbledhje, ndërkohë që ka paralajmëruar mbledhjen për javën e ardhshme.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, ka bërë deklarata të ashpra lidhur me nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, duke thënë se përkushtimi i Kosovës ndaj drejtësisë dhe të ardhmes së saj si vend demokratik dhe europian është nën kërcënim serioz.

“Kjo përpjekje paraqet shembull të tmerrshëm të rastit kur interesat vetanake mbizotërojnë mbi të mirën e përgjithshme dhe mbi interesat e Kosovës si shtet. Më lejoni të jem i qartë: deputetët që e mbështesin këtë nismë – dhe politikanët që i prijnë asaj, përkundër mohimeve të tyre – do t’u nënshtrohen pasojave specifike dhe të ashpra nëse kjo nismë ka sukses”, ka deklaruar ditë më parë Delawie. /gazetametro.net

Image

Image
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz