BallinaRegjionaleDrenasProjekte inovative në shkolla të Drenasit

Projekte inovative në shkolla të Drenasit

Të ngjajshme

Here we go, Carrick pranon ofertën e Manchester United për vazhdimin e kontratës

Michael Carrick ka pranuar ofertën e Manchester United për...

Takim i madh i biznesit shqiptar në Prishtinë, Jusaj: Diaspora të investojë më shumë në Kosovë

Biznesmenë të shumtë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në...

Pamje/ Qytetarë të shumtë në Stacionin Policor në Skenderaj, ku po merret në pyetje Sami Lushtaku

Qytetarë të shumtë kanë dalur përballë Stacionit Policor në...

Klinaku: S’ka komunë paralele, s’ka Comercialna Banka!

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Abdullah Klinaku, i cili i...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci se bashku me nënkryetarin Nazmi Hasi, kanë pritur në takim studentë të cilët kanë përfituar grante për të realizuar projekte kreative brenda ambienteve të shkollave.

“Play basen learning” është një projekt ide, e krijuar gjatë fazës së Up Shift, të mbajtur nga UNICEF dhe PEN. Kjo ide është krijuar dhe zhvilluar nga një grup të rinjsh; Leotrim Pajaziti, Dijëllza Selmani, Leonita Bujupi, Djellza Krasniqi dhe Çlirim Rrustemi, dhe gjatë pjesëmarrjes së kësaj gare është përzgjedhur njëra nga idetë fituese duke zënë vendin e parë dhe është mbështetur me një grant prej 1,000 euro.

Ky projekt do të filloj të implementohet në Komunën e Drenasit për shkak të rritjes së performancës në fushën e arsimit dhe ka për qëllim krijimin e disa hapësirave kreative që do të realizohen brenda ambienteve të shkollave me anë të së cilave do të rritej efekti i mësimnxënies.

Kryetari Lladrovci ka përgëzuar të rinjtë për këtë iniciativë dhe ka thënë se përkrah secilin projekt që ka për qëllim rritjen e efektiviteteve si në arsim ashtu edhe në fusha të tjera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz