BallinaRegjionaleProgrami Nacional për Rininë prezantohet në Skenderaj

Programi Nacional për Rininë prezantohet në Skenderaj

Të ngjajshme

Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe Zariq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të martë për...

​City – Real Madrid, formacionet e mundshme të super përballjes evropiane

Manchester City dhe Real Madrid përballen sonte, në “Etihad...

Policia e Kosovës njofton për rrahjen e dy kunatave

Raportohet se në Zubin Potok ka ndodhur një rrahje...

Programi Nacional për Rininë është prezantuar sot në Komunën e Skenderajt.

Bëhet e ditur se të gjithë drejtorët e shkollave të kësaj komune janë njohur për së afërmi me përmbajtjen dhe mënyrën e organizimit të garave në dituri, sport dhe në kreativitet kulturor e mendim kritik.

Zëvendësministri i Arsimit, Azem Guri foli në vija të përgjithshme për Programin dhe për mbështetjen që po jep MASHT për jetësimin e tij.

“Ky program përveç që do ta fusë frymën konkurruese e garuese nëpër shkolla, do ta ngrisë edhe cilësinë e arsimit përmes aktiviteteve që do ta ndihmojnë kurrikulën”, tha ai.

Prezantimi i detajuar i Programit Nacional për Rininë u bë nga Gëzim Zeqiri – këshilltar i Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, i cili sqaroi qëllimin, procesin dhe pritshmëritë e garave në të gjitha nivelet dhe kategoritë e pjesëmarrjes./klankosova.tv/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz