BallinaLajmeProfesori ndërkombëtar: Ja pse s’ka nevojë Amerika që LDK-ja ta njoftojë për...

Profesori ndërkombëtar: Ja pse s’ka nevojë Amerika që LDK-ja ta njoftojë për daljen e pabesë nga Qeveria

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Arban Abrashi, ka thënë se kjo parti nesër do ta njoftojë Amerikën se po del nga Qeveria, të cilën po e quan “antiamerikane”.

Duke komentuar për këtë, profesori universitar për marrëdhëniet ndërkombëtare Enver Bytyçi, ka thënë se i vjen keq që Abrashi “po keqpërdoret” .Ai ka thënë se Amerika nuk ka nevojë që ta njoftojë Isa Mustafa, për daljen nga Qeveria, të cilën e ka quajtur “dalje të pabesë”, përcjell Bota sot.

Sipas profesorit, LDK-ja për këtë mund ta njoftojë presidentin Hashim Thaçi, ai ta përcjell tek homologu serb Aleksandar Vuçiq dhe ky i fundit tek SHBA-ja.

Postimi i plotë i Bytyçit në Facebook:

Një djalë i ri u përdor sot për të njoftuar se nesër LDK do të njoftojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për daljen nga koalicioni. Sinqerisht më vjen keq për këta të rinjtë e keqpërdorur, por nuk e kam statusin për këtë. Nuk ka nevojë Amerika që ta njoftojë Isa Mustafa për këtë dalje të pabesë nga një koalicion ku vullnetshëm u kyç! Presidenti i Kosovës ka autorizuar presidentin e Serbisë që t’i ndërmjetësojë marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në. Njoftojeni Hashimin dhe ky e njofton Vuçiqin e ky i fundit SHBA-në. Edhe kryeministri i Shqipërisë i dha autorizim shtetëror e publik presidentit të Serbisë që ta përfaqonte Shqipërinë në takimin vjeshtën e vitit të kaluar me Macron.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz