back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeProfesori i Gazetarisë kritikon TVSH-në e Shqipërisë - nuk e përfshiu në...

Profesori i Gazetarisë kritikon TVSH-në e Shqipërisë – nuk e përfshiu në edicion të lajmeve fitoren e Kosovësst…

Të ngjajshme

Befason kongresmeni amerikan, bën thirrje për islamofobi

Kongresmeni amerikan në Florida, Randy Fine, ka nxitur reagime...

“Një ditë historike”, Roma po bëhet me stadium të ri, aprovohet projekti

Këshilli i qytetit të Romës ka votuar pro miratimit...

Defekti në nënstacionin e Bibajt lë pa rrymë një pjesë të Ferizajt

Një pjesë e konsumatorëve në Ferizaj kanë mbetur pa...

Milazim Krasniqi, profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filologjik, Departamentin e Gazetarisë, ka kritikuar, Televizionin Publik të Shqipërisë, pasi që në edicionin e lajmeve nuk ka përfshirë fitoren e Kombëtares së Kosovës ndaj Çekisë, në futboll.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka quajtur këtë veprim të RTSh-së, marre, shkruan Gazeta Insajderi.

“Emisioni i lajmeve i RTSH. Raporti i pare per ndeshjen France-Shqiperi, me detaje, ndonese per nje humbje te rende. Pastaj raporte tjera blla, blla, per njefare Kajmaku e idiotesi te tjera te perditshme. Asnje fjale per ndeshjen Kosove-Ceki dhe fitoren spektakel te Kosoves. C’ eshte kjo pune e prape, o tv publik, gjasme shqiptar?! Marre”, ka shkruar Krasniqi.

Kosova ka fituar ndaj Çekisë sot me rezultat 2 me 1 në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian kështu ajo është renditur e para në listë, duke lënë prapa edhe ekipin anglezë. /Insajderi.com  

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz