Një sulm terrorist në që ndodhi javën e kaluar në Zelandë të Re; vrasja një fëmiju 7-vjeçar nga një grua e moshuar zvicerane dje, demonstrojnë se sistemi ynë i arsimit në mbarë botën është ende duke shkuar në drejtimin e gabuar.
Ne të rriturit e dimë se ne kemi mësuar në shkollat dhe universitetet tona, shumë fakte dhe teori të pavlefshme, shumica e të cilave ishin mbeturina totale, që nuk na sollën më tej. Fëmijët tanë në ditët e sotme në të njëjtët institute arsimi prejetojnë të njëten gjë. Megjithëse kemi të dhëna shkencore nga neuroshkenca, se arsimi ynë nuk targon qëllimet e edukimit, politikanët tanë, të cilët diktojnë kurrikulat shkollore janë pengesat më të mëdha për ndryshim.
Sipas studimeve të bazuara në dëshmi shkencore, 70% e nxanseve dhe studentëve tanë janë të shtersuar ose të mërzitur në shkollat tona. Ne përpiqemi t’i mësojmë shumë gjera absurde, në vend që t’u mësojmë atyre Inteligjencën Emocionale, Empatinë dhe Aftësinë Sociale, të cilat janë mbi 80% garanci për sukses në jetë, në biznes dhe në shoqëri.
Shumica e politikanëve tanë në mbarë botën, vetëm për t’u votuar, përhapin frikë dhe urrejtje kundër njerëzve që jnë në poziat të ulta shoqërore. Duke vepruar kështu, ata nxisin njerëzit me një inteligjencë të ulët emocionale për të ndier më shumë urrejtje ndaj njerëzve, veçanërisht kundër atyre që kanë një racë ose kombësi tjeter. Ka ardhur koha për të reflektuar dhe per të futur neper kurrikulla te shkollave lëndët mësimore që kanë rëndësi, temat si Inteligjenca Emocionale, Lidershipi dhe Inteligjenca Sociale. Politikanët, të cilët përhapin frikë dhe urrejtje, duke i bërë njerëzit depresiv duhet të ndëshkohen dhe jo të shpërblehen ose admirohen, sepse ata kanë përgjegjësi për të na ofruar neve siguri. Ne kemi nevojë për udhëheqës që kanë kompetenca lidershipi, të cilët mund të na mbrojnë, e jo ata që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë na vrasin neve dhe fëmijët tanë.
Ndajë thellë dhimbjet e mia me familjet, të cilat kanë humbur fëmijët dhe të afërmit e tyre të dashur dhe i thërras të gjithë njerëzit në mbarë botën për të investuar më shumë në rritjen e inteligjencës emocionale, e cila mund të mësohet dhe mund të shpëtojë jetëra njerëzish.
Autori: Prof. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern). Ai ka promovuar në Peadagogjinë e Mjekësisë dhe është shkencëtar dhe profesor ndërkombëtar i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale. Ai është Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicër.
Kontakti: [email protected] www.alss-edu.ch