back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaRegjionaleDrenasProblemi i pagave ndalon prodhimin në kompaninë “Feronikeli”

Problemi i pagave ndalon prodhimin në kompaninë “Feronikeli”

Të ngjajshme

Bedri Hamza e Xhavit Haliti e nisin ditën në Pejë, të bindur për fitore

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Bedri...

Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga 17 vjet burg

Një gjykatë pakistaneze dënoi të shtunën ish-kryeministrin Imran Khan...

Përfaqësuesja e Kosovës shënon rritje të madhe në ”Transfermarkt”

Rezultatet e mira të Përfaqësues së Kosovës në muajt...
- Advertisement -

Punëtorët e Fabrikës Feronikel bashkë me kontraktorët kanë ndërprerë punë për shkak siç thonë ata të mos pagesës s ë 30% të muajit shkurt.

Kryetari i sindikatës së pavarur të Feronikelit, Fehmi Nika ka bërë të ditur për T7 arsyet e ndërprerjes së punës në kompani.

“Pagesat e shkurtit 30% nuk janë bërë dhe disa kontraktorëve nuk ju kane bërë disa pagesa. Menaxhmeti na ka premtuar se do t’i kryejë obligimet sa më shpejtë, na ka caktuar një kohë, nuk ka mund t’i kryej obligimet, kështu që ka ardhur deri te ndërprerja e prodhimit”, tha Nika.

Mes të tjerash ai ka thënë se ky problem nuk është i ri. Sipas tij punëtorët e kësaj ndërmarrje janë përballur që nga vitit 2016.

“Sinqerisht me thanë rrogat kanë filluar të vonohen prej vitit 2016, kështu në vazhdimësi, 3-4 ditë me vonesë”, theksoi ai.

Sipas sindikatës puna do të fillojë vetëm atëherë kur menaxhmenti e plotëson kërkesën e tyre.

Sipas tyre, kur lënda e parë të jetë në dispozicion, ata do të vazhdojnë të operojnë me kapacitet të plotë dhe sipas programit.

“Të ënjtën, më 05 Prill 2018, kompania NewCo Feronikeli ka reduktuar përkohësisht kapacitetin e fabrikës së saj pas një jave të suksesshme të testimit të prodhimit. Fabrika është përballur me disa vështirësi teknologjike, por tani është gati të rifillojë në operimin e plotë në afat kohor sa më të shkurtër të mundshëm. Sapo që lënda e parë të jetë në dispozicion, ne do të vazhdojmë të operojmë me kapacitet të plotë dhe e gjitha kjo bëhet sipas programit. Ne e vlerësojmë mbështetjen e punonjësve dhe partnerëve tanë dhe besojmë që do të përmbyllim me sukses programin tonë të ristartimit të operimit të plotë të fabrikës” thuhet në përgjigjën e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz