back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeProblem tek shërbimet cloud të Microsoft-it, shkak ndërprerjet në kabllot nënujore në...

Problem tek shërbimet cloud të Microsoft-it, shkak ndërprerjet në kabllot nënujore në Detin e Kuq

Të ngjajshme

Një kroat i famshëm po shihet si pasues i Mourinhos te Fenerbahçe

Fenerbahçe është pa trajner që nga shkarkimi i Jose...

6 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë...

Ukraina rrëzon 112 dronë rusë, Rusia 7 të Ukrainës

Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Ukrainës kanë njoftuar se...

Vdes personi që ishte rrëzuar ditë më parë e po trajtohej në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka ndërruar...

Gjykata i caktoi ‘detyrim paraqitje’, bashkëshortja e Veliajt paraqitet në SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës,...

Microsoft njoftoi se platformat e saj të shërbimeve cloud, përfshirë Azure, janë prekur nga probleme të shkaktuara nga dëmtimi i kabllove nënujore në Detin e Kuq, raporton BBC.

Sipas kompanisë amerikane të teknologjisë, përdoruesit e Azure, mund të përballen me vonesa për shkak të ndërprerjeve të trafikut të internetit që kalon përmes Lindjes së Mesme.

Microsoft nuk dha sqarime mbi shkaqet e dëmtimit, por bëri të ditur se kishte arritur të ridrejtonte pjesërisht trafikun përmes rrugëve alternative.

Rrjeti global i prekur

Fundjavën e kaluar, raportime të ndryshme sugjeruan se këto ndërprerje kanë prekur Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa vende të Azisë. Kabllot nënujore, të shtrira në fundin e oqeaneve, përshkruhen shpesh si “shtylla kurrizore” e internetit global, pasi transmetojnë të dhëna mes kontinenteve.

Microsoft publikoi një përditësim ku shpjegonte se trafiku i Azure që kalon nëpër Lindjen e Mesme “mund të përjetojë vonesa të rritura për shkak të dëmtimeve të fibrave nënujore në Detin e Kuq”. Kompania theksoi se trafiku që nuk kalon përmes këtij rajoni nuk është prekur.

Ndërprerje të gjera në rajon

Sipas organizatës NetBlocks, e cila monitoron aksesin në internet, një seri dëmtimesh në kabllot e Detit të Kuq ka ndikuar shërbimet online në disa vende, përfshirë Indinë dhe Pakistanin.

Pakistan Telecommunication Company njoftoi në rrjetin X se kabllot janë dëmtuar pranë qytetit saudit të Xhedahut dhe paralajmëroi se shërbimet e internetit në vend mund të ngadalësohen ndjeshëm gjatë orëve të pikut.

Shkaqe të mundshme dhe shqetësime për sabotim

Kabllot nënujore shpesh dëmtohen nga ankorat e anijeve ose fatkeqësi të tjera detare, por në raste të caktuara janë bërë edhe objektiv i sulmeve të qëllimshme.

Në shkurt 2024, disa kabllo komunikimi në Detin e Kuq u dëmtuan duke shkaktuar vonesa të mëdha në trafikun e internetit midis Azisë dhe Europës. Ngjarja ndodhi pak pasi qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit paralajmëroi për rrezikun që lëvizja Houthi, e mbështetur nga Irani, mund të sabotonte kabllot dhe të sulmonte anije në Detin e Kuq. Houthit i mohuan akuzat.

Edhe në Detin Baltik, që prej pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, disa kabllo nënujore dhe gazsjellës janë dëmtuar në rrethana të dyshimta, të konsideruara si sabotime. Më herët këtë vit, autoritetet suedeze sekuestruan një anije të dyshuar për dëmtimin e një kablloje nënujore drejt Letonisë, ndërsa hetimet paraprake treguan shenja të qarta sulmi të qëllimshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz