Ndonëse ishte paralajmëruar që në ora 9:00 të lirohet për qarkullim të automjeteve rruga Kaçanik-Hani i Elezit, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Aktualisht (ora 9:55) në këtë aks rrugor janë krijuar kolona tejet të gjata të automjeteve, të cilat janë duke pritur që të shkojnë nga Kosova për Maqedoni.

Ndryshe, për më shumë se 2 javë, kjo rrugë ishte mbyllur për qarkullim kjo për shkak të punimeve që Ministria e Infrastrukturës i ka zhvilluar në atë pjesë.
Kjo rrugë ishte vlerësuar si shumë e rrezikshme për qytetarët që lëviznin andej, për shkak të rrëshqitjeve të vazhdueshme të dheut. /Indeksonline/


