back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmePrishtinë, ndezen qirinj për viktimat e sulmit në Zelandën e Re

Prishtinë, ndezen qirinj për viktimat e sulmit në Zelandën e Re

Të ngjajshme

Nuk u eliminua, Toney nis ditën nga shtëpia Kapsulë!

Tash e disa ditë, Toney gjendet në shtëpinë Kapsulë. “Vetmia”...

Rukiqi: Qe pse Hekurani s’po e tregon të vërtetën

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Berat Rukiqi...

Kosova pranon armatim kundërtank nga Gjermania

Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania, konkretisht...
- Advertisement -

Qytetarët ndezin qirinj para Teatrit Kombëtar në nderim të viktimave të sulmit terrorist në Zelandë të Re, transmeton Gazeta Metro.

Disa nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Prishtinës, bashkë me nënkryetarin e komunës, Selim Pacolli, kanë dalë për të shprehur solidaritetin e tyre me viktimat e dhunës më të madhe ndonjëherë në Zelandën e Re.

Pacolli tha krimi nuk njeh fe, gjuhë e as racë dhe se bëhet edhe më i rëndë kur ndodh në vende të tilla paqësore si në rastin e Zelandës së Re.

“Kjo nuk do të duhej të ndodhte askund në botë, mbi të gjitha në vendin dhe ambientin ku është përzgjedhur që të ndodh ky akt. Dhe, në bashkëpunim me Këshillin e Nxënësve të Prishtinës, kemi vendosur që sot të dalim këtu së bashku të ndezim qirinj në shenjë solidarizimi”, ka thënë Pacolli.

Edhe kryetari i Këshillit të Nxënësve të Prishtinës, Amar Rama tha se kanë dalë për të shprehur revolten e tyre ndaj sulmeve të tilla.

“Jemi nxënës të Prishtinës. Sonte kemi dalë këtu për të bërë homazhe për të vdekurit në Zelandën e Re. Kjo tregon revoltën tonë ndaj akteve terroriste në të cilat cenohet drejtpërdrejtë integriteti dhe liria e shprehjes kombëtare, racore ose fetare”, ka thënë Rama.

50 persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetra të plagosur nga një sulm terrorist në dy xhami të Zelandës së Re./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz