BallinaSportPrishtina mëson kundërshtarin në parakualifikueset e Ligës së Evropës

Prishtina mëson kundërshtarin në parakualifikueset e Ligës së Evropës

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës së Evropës, ku Prishtina ka mësuar kundërshtarin e raundit parakualifikues.

Prishtinasit do të përfaqësojnë shtetin tonë në ligën e dytë më të rëndësishme sa i përket garave ndërkombëtare për klube.

“Plisat” në këtë fazë të garës do të takohem me skuadrën e Gjibraltarit, Europa.

Takimin i parë do të luhet 28 korrik, ku Prishtina do të jetë mysafire ndërsa më 5 gusht do të luhet ndeshja e kthimit.

Kujtojmë se bardhekaltërit vetëm si pjesëmarrës do të arkëtojnë 220 mijë euro.

Për çdo fazë që Prishtina e kalon shuma rritet edhe për 20 mijë euro nga shumë paraprake. Nëse Prishtina e bën mrekullinë dhe arrin deri në fazën play-off do të fitojë 1.3 milion euro.

Prishtina, nëse e bën të paimagjinueshmen dhe kalon në fazën e grupeve, do të përfitonte në total 3.92 milionë euro (pa marrë në konsideratë shpërblimet për rezultatet pozitive të mundshme në fazën e grupeve).

Çiftet:

Sant Julia (AND) v Gzira (MLT)
Engordany (AND) v Folgore (SMR)
B36 Tórshavn (FRO) v St Joseph’s (GIB)
Birkirkara (MLT) v KÍ Klaksvík (FRO)
Tre Fiori (SMR) v Bala Town (WAL)
Cefn Druids (WAL) v Trakai (LTU). /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz