Prishtina kalon sfidën e vizave – udhëton për Luksemburg

FC Prishtina ka lajmëruar me anë të një postimi se ka arritur të pajiset me viza nga ambasada zvicerane në Kosovë
FC Prishtina pritet që të zhvillojë ndeshjen e dytë kundër CS Fola Esch nga Luksemburgu pasi që më sukses kaloi sfidën e parë duke e mposhtur FC Europa me rezultat të përgjithshëm 6-1.
Tani prishtinaset do të udhëtojnë për përballje kundër CS Fola Esch që po ashtu është një ekip që ka fituar kupën e Luksemburgut.
Por, të premten u raportua se disa nga lojtarët e Prishtinës kishin probleme me viza për shkak të vizave.

Lexo edheQëndroi në fushë i lënduar, priti penalltinë dhe u kualifikua: Subasic vjen me deklaratën e vitit
Por, sot klubi që është edhe nënkampion i Kosovës ka lajmëruar se e ka hequr këtë barrierë dhe se ata do të udhëtojnë të kompletuar për në Luksemburg. /GazetaExpress/














