HomeSportPrishtina e Re me akuza të rënda ndaj gjyqtarit Bejtullahu: Ajo që...

Prishtina e Re me akuza të rënda ndaj gjyqtarit Bejtullahu: Ajo që pamë sot nuk ishte futboll!

Të ngjajshme

Fabrika e municionit synon forcimin e mbrojtjes dhe zhvillimin industrial

Ndërtimi i fabrikës së municionit në Jahoc të Gjakovës...

Kina dhe roli i saj gjeopolitik në epokën e rivalitetit global

Shkruan: LUAN RAMA Vizita e Presidentit Trump në Pekin, Tajvani,...

Rrahmani sot zhvilloi ndeshjen e 200-të me Napolin

Sot ishte ditë speciale për Rrahmanin, luajti ndeshjen e...

Javë e nxehtë po vjen, temperaturat arrijnë deri në 29 gradë

Java parashihet të karakterizohet me mot relativisht stabil, ku...

KF Prishtina e Re ka reaguar ashpër pas humbjes 2:3 ndaj Dukagjinit në ndeshjen e fundit të sezonit, duke shprehur pakënaqësi të madhe ndaj arbitrimit dhe duke e cilësuar atë si një tjetër “maskaradë” në futbollin kosovar.

Përmes një deklarate publike, klubi thekson se, ndonëse kishte rënë matematikisht nga liga javë më parë, synimi i skuadrës ishte që ta mbyllte kampionatin me dinjitet dhe të luante futboll deri në sekondën e fundit, shkruan Indeksonline

“Djersa e sportistit, kur tentohet të tjetërsohet përmes atyre që duhet të jenë simbol i drejtësisë dhe integritetit, është dëshmi se për disa persona në komunitetin tonë të futbollit ndërgjegjja ka pushuar së ekzistuari”, thuhet në reagimin e klubit.

Prishtina e Re pretendon se skena të ngjashme janë përsëritur edhe më parë, ndërsa në deklaratë përmendet me emër gjyqtari Mervan Bejtullahu, të cilin e konsideron si protagonist të vendimeve të kontestuara në takimin ndaj Dukagjinit.

Në emër të kryesisë, stafit administrativ dhe futbollistëve, klubi u ka kërkuar falje tifozëve, familjarëve dhe të gjithë atyre që ndoqën ndeshjen, duke e cilësuar atë si një “skeç humoristik”, larg frymës së sportit dhe konkurrencës së ndershme.

“Ne deshëm vetëm të luanim futboll deri në fund. Ajo që pamë sot nuk ishte futboll. Nuk ishte garë. Nuk ishte drejtësi sportive. Dhe sigurisht nuk ishte ajo që meritojnë futbollistët, tifozët dhe vetë futbolli ynë”, përfundon reagimi i klubit pas humbjes 2:3 ndaj Dukagjinit në javën e fundit të kampionatit.

/Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz