HomeLajmeFabrika e municionit synon forcimin e mbrojtjes dhe zhvillimin industrial

Fabrika e municionit synon forcimin e mbrojtjes dhe zhvillimin industrial

Të ngjajshme

Fabrika e municionit synon forcimin e mbrojtjes dhe zhvillimin industrial

Ndërtimi i fabrikës së municionit në Jahoc të Gjakovës...

Kina dhe roli i saj gjeopolitik në epokën e rivalitetit global

Shkruan: LUAN RAMA Vizita e Presidentit Trump në Pekin, Tajvani,...

Rrahmani sot zhvilloi ndeshjen e 200-të me Napolin

Sot ishte ditë speciale për Rrahmanin, luajti ndeshjen e...

Javë e nxehtë po vjen, temperaturat arrijnë deri në 29 gradë

Java parashihet të karakterizohet me mot relativisht stabil, ku...

Ndërtimi i fabrikës së municionit në Jahoc të Gjakovës po vlerësohet hap i rëndësishëm strategjik për vendin, me ndikim të drejtpërdrejtë në fuqizimin e kapaciteteve të sigurisë dhe zhvillimin industrial.

Kompleksi industrial, i cili do të shtrihet në një hapësirë prej 19 hektarësh, do të jetë i pari i këtij lloji në Kosovë për prodhimin e municionit dhe do të mbajë vulën e Republikës .

Përveç furnizimit me municion për nevojat e brendshme të autoriteteve të sigurisë , fabrika pritet të ketë kapacitete prodhuese edhe për tregun ndërkombëtar, duke hapur mundësi për eksport dhe pozicionim të Kosovës në industrinë e mbrojtjes.

“Në fund të vitit të ardhshëm do t’i kemi plumbat e parë që do të prodhohen në Kosovë që do të prodhohen në Kosovë  nga një fabrike shtetërore e RKS për nevoja të ushtrisë dhe policisë, por edhe për eksport”, tha Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtjes.

Njohës të sigurisë vlerësojnë se një nismë e tillë për ndërtimin e një fabrike municioni është me rëndësi të madhe për Kosovën, por edhe më gjerë.

Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë, tha se ky është një lajm shumë i rëndësishëm, pasi që në Kosovë do të prodhohet municion.

Në këtë kontekst, në institutin “ Octopus” thonë se funksionalizimi i fabrikës mund të realizohet në bashkëpunim dhe me mbështetjen e vendeve aleate të NATO-s.

“besoj se Kosova do të realizoj fabrikën e municionit, por këto do të bëhen me ndihmën e aleatëve, të NATO-s, për shkak se janë më se të nevojshme dhe është edhe qëllimi që të shtrihet forca dhe të mbrohen pozicionet të cilat janë të NATO-s ku përfshihet edhe Kosovë”, tha Gurakuq Kuqi, Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus.

Kryeministri në detyrë dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes bënë të ditur se fillimisht në këtë fabrikë pritet të prodhohet municion i kalibrave 5.56 dhe 7.62 milimetra, për të vazhduar më pastaj deri te prodhimi i dronëve.

Në dhjetor të vitit 2024, Qeveria e Kosovës e kishte nënshkruar marrëveshjen me prodhuesin shtetëror turk të industrisë së mbrojtjes, për themelimin e një fabrike të municioneve në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz