BallinaSportPrishtina e fundos Lirinë, e vazhdon presionin ndaj Feronikelit

Prishtina e fundos Lirinë, e vazhdon presionin ndaj Feronikelit

Të ngjajshme

Presidenca njofton se ka krijuar profile të reja zyrtare në rrjetet sociale

Pas përfundimit të mandatit të Presidentes së mëparshme, profilet...

Çalhanoglu po ndihet mirë fizikisht, e ka rikthyer formën optimale

Hakan Çalhanoglu ka folur për momentin e tij tek...

Prishtina është ka rigjetur rrugën e fitores në Ipko Superligën e Kosovës, duke e mposhtur 4:0 Lirinë të dielën në kryeqytet dhe duke e vazhduar presionin ndaj liderit, Feronikelit.

Prishtina, që po vinte nga një humbje befasuese 2:0 nga Flamurtari një javë më parë, reagoi në mënyrë fantastike duke i fituar tri pikët e plota në duel me Lirinë, e cila tashmë do ta ketë një mal për ta kaluar në përpjekje për mbijetesë, raporton Gazeta Express.

Gauthier Mankenda nuk humbi kohë dhe e kaloi skuadrën bardhekaltër në epërsi pas vetëm një minute lojë në “Fadil Vokrri.

Prishtina e nisi edhe më furishëm pjesën e dytë, kur Armend Thaqi e dyfishoi epërsinë në minutën e 50-të

Vetëm tetë minuta më vonë, Meriton Korenica shënoi për 3:, para se Arb♪7r Hoxha ta fundoste Lirinë duke shënuar për 4:0 në fund të takimit.

Prishtina tani ka 43 pikë, dy më pak se lideri dhe rivali për titull, Feronikeli, në një garë të nxehtë për titull.

Liria, në anën tjetër, mbetet në kuotën e 19 pikëve, shtatë më pak se Flamurtri në vendin e nëntë, pozitë kjo që është e fundit për t’i ikur barazhit për rënie nga liga elitare. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz