Prishtina “e dorëzon” ndeshjen ndaj Pejës, kjo është arsyeja
dp

Lexo edheJesus tregon arsyet pse ftoi Ronaldon për ndeshjet e Ligës së Kombeve

KB Sigal Prishtina ka njoftuar se ndeshja e paraparë të zhvillohet nesër ndaj KB Pejës nuk do të zhvillohet.
Sipas klubit prishtinas, shkak janë obligimet financiare ndaj disa agjentëve dhe lojtarëve, të krijuara që nga fillimi i sezonit të kaluar.
Këto detyrime kanë çuar në raste pranë FIBA-s dhe Basketball Arbitral Tribunal (BAT), ndërsa procedurat e hapura kanë ndikuar që ndeshja të mos zhvillohet dhe, në përputhje me rregulloret në fuqi, të regjistrohet me rezultat zyrtar.
Sigal Prishtina ka bërë të ditur se ka kryer pagesat e kërkuara përmes avokatit që e përfaqëson pranë FIBA-s, por procedurat ende nuk kanë përfunduar.

Lexo edheJesus tregon arsyet pse ftoi Ronaldon për ndeshjet e Ligës së Kombeve
Klubi ka falënderuar edhe Federatën e Basketbollit të Kosovës për mbështetjen në përpjekjet për zgjidhjen e situatës.
Ndeshja e radhës për Sigal Prishtinën do të jetë ndaj Vllaznimit në Gjakovë. /IndeksOnline/