back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaJetëPrindër kujdes! Kjo vogëlueshe është në gjendje të rëndë pasi luajti me...

Prindër kujdes! Kjo vogëlueshe është në gjendje të rëndë pasi luajti me këtë lodër (FOTO LAJM)

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Të gjithë prindërit e dinë, është gjithmonë shumë stresuese kur fëmija sëmuret ose lëndohet.

- Advertisement -

Ky është rasti i Lydia, vajzës 3-vjeçare të Kylie dhe Tony Cravens. Shëndeti i 3-vjeçares u përkeqësua shumë, pasi fitoi një alergji nga një kuti kozmetike për fëmijë të cilën e kishin blerë për të.

Çifti, nga Illinois, SHBA, tani duan t’i paralajmërojnë të gjithë prindërit, pas vogëlushja e shkretë pësoi ënjtje të syve, flluska dhe skuqje nëpër trup.

Kylie dhe Tony publikuan paralajmërimin e tyre në faqen Love What Matters, duke thënë se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm kur është fjala për lodrat e fëmijëve, transmeton Gazeta Express.

Ajo i dha vajzës së saj 3-vjeçe një kuti kozmetike për fëmijë, por pasi e aplikoi grimin në fytyrë, lëkura e vogëlushes reagoi në mënyrën më të tmerrshme. Ajo shkroi në Facebook:

Po e bëj këtë postim sepse mendoj se është shumë e rëndësishme t’ua kujtoj prindërve se duhet të kenë shumë kujdes se me çfarë i lejojmë fëmijët tanë të luajnë. Mua dhe Tonit kjo na i hapi sytë dhe tani do të jemi më të kujdesshëm në atë se çfarë është e mirë dhe e keqe.

Rreth 8 ditë më parë ne blemë këtë kuti kozmetike nga Family Dollar këtu në qytet… Duke menduar se nuk është e dëmshme… helmuese… ne kurrë nuk menduam se pasi kaluam gjithë ditën duke aplikuar atë në sytë dhe buzët e saj, ankthi ynë më i tmerrshëm do të bëhej realitet.

Vogëlushes iu skuq menjëherë lëkura, përderisa buzët filluan t’i çahen dhe t’i bëheshin me ulçerë. Pasi e dërguan në spital, mjekët i thanë Kylies se vogëlushja duhej të qëndronte në spital për t’u monituruar.

3-vjeçarja nuk mund të hante për ditë të tëra dhe u desh të trajtohej për më shumë se një javë, derisa u shërua plotësisht. Sipas postimit të Kylie, kozmetika për fëmijë që ajo e bleu përmbante gjashtë përbërës të njohur kimik që shkaktojnë alergji tek njerëzit me lëkurë të ndjeshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz