HomeSport“Prezenca juaj na dha forcë dhe motiv”, FC Drenica falënderon Rifat Jasharin

“Prezenca juaj na dha forcë dhe motiv”, FC Drenica falënderon Rifat Jasharin

Të ngjajshme

Ylli i Brazilit e humb Botërorin, u lëndua në miqësore

Pasi pësoi një dëmtim në kofshë në miqësoren e...

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi...

DnV: Dalje e ulët e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se në zgjedhjet e 2025-tës

Dy orë para mbylljes së vendvotimeve, Demokracia në Veprim...

Këtu mund t’i përcillni rezultatet preliminare dhe daljen në zgjedhje

Linku i platformës elektronike për publikimin e rezultateve preliminare...

FC Drenica ka arritur një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në luftën për mbijetesë në Superligën e Kosovës, duke mposhtur në shtëpi Gjilanin me rezultat 2:1.

Përveç triumfit në fushë, dita ishte e veçantë edhe për shkak të pranisë së Rifat Jashari në stadium, një figurë e respektuar dhe simbol i qëndresës shqiptare. Klubi drenicas reagoi pas ndeshjes me një mesazh emocionues në rrjetet sociale, duke e falënderuar për përkrahjen dhe praninë pranë skuadrës.

“Prezenca juaj na dha forcë, motiv dhe fat – dhe bashkë arritëm fitoren”, shkroi FC Drenica në postimin e saj, duke theksuar se ishte nder dhe krenari për klubin që baca Rifat ishte prezent në stadium.

Fitorja ndaj Gjilanit i jep frymë të re skuadrës drenicase në garën e fortë për mbijetesë, në një moment vendimtar të sezonit, derisa atmosfera në stadium dhe përkrahja e tifozëve krijuan një ditë të paharrueshme për klubin kuqezi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz