back to top
Saturday, March 7, 2026
BallinaSportPresnel Kimpembe e zgjedh lojtarin më të mirë të historisë, mes Messit...

Presnel Kimpembe e zgjedh lojtarin më të mirë të historisë, mes Messit dhe Ronaldos

Të ngjajshme

Ferizaj: Dërgohet në mbajtje 23-vjeçari që sulmoi punëtorin në rrugë

Indeksonline raportoi më herët për një incident të shëmtuar...

Goditje për Dortmundin, Brandt largohet në fund të sezonit

Julian Brandt do të largohet nga Borussia Dortmundi. Kjo vjen...

Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet për 48 orë

Është arrestuar personi i cili ditën e sotme sulmoi...

Vuçiq përfshin sërish Kosovën në strategjinë “Serbia 2030”, përsërit pretendimet territoriale

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë prezantimit të strategjisë...

Ish-mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Presnel Kimpembe, ka zgjedhur Lionel Messi si lojtarin më të madh të të gjitha kohërave në një video të fundit të shpërndarë nga influenceri JustRiadh.

Fituesi i Botërorit 2018, tani duke luajtur në Katar pas viteve të vështira me lëndime te PSG, foli hapur për përballjet dhe bashkëpunimet me Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Ardhja e Messit te PSG? E çmendur… e çmendur… isha duke u çmendur,” kujtoi Kimpembe.

“CR7 apo Messi? Të dy më pëlqejnë, por do të them Messi. Ai është thjesht i jashtëzakonshëm”, tha ai.

Ai vlerësoi punën e Ronaldos: “Më pëlqen Cristiano Ronaldo, shumë më pëlqen, sepse e dini që është punëtor i palodhur. Messi ka lindur me këtë talent. Ronaldo e ka lindur kështu, por e ka ndërtuar vetë në mënyrën e tij.”

Por Kimpembe ruajti lavdërimet më të mëdha për Messin.

“Messi është thjesht shumë i fortë, njeri. Ludoje rondot me të, cilësia teknike… përpiqesh ta presësh, por ai e ka parashikuar dhe të mashtron… ishte e tepërt”, shtoi ai.

Ai përshkroi edhe emocionin e të pasurit Messin si shok skuadre.

“Kur ai erdhi te PSG, ishe kaq i lumtur, mendonit: ‘Lojtari më i mirë në botë është në ekipin tim’”, e mbylli ai./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz