Presidentja Shiroka-Pula takon përfaqësueset e strehimoreve, thekson nevojën për mbështetje më të madhe për gratë
dp

Lexo edheRrahmani: Kurti duhej t’i printe vetë grupit punues për Apelin në Hagë, vendimi erdhi shumë vonë

Sipas një komunikate të Zyrës së Presidentes, Shiroka-Pula ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e përfaqësueseve të strehimoreve në mbrojtjen e grave, garantimin e sigurisë së tyre dhe mbështetjen për riintegrim në shoqëri.
Gjatë takimit, ajo ka theksuar se mbrojtja e grave nga dhuna dhe garantimi i dinjitetit të tyre janë përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore.
Presidentja ka nënvizuar se asnjë grua nuk duhet të përballet e vetme me dhunën apo vështirësitë, duke shprehur interesim për sfidat dhe nevojat konkrete të strehimoreve.

Lexo edheRrahmani: Kurti duhej t’i printe vetë grupit punues për Apelin në Hagë, vendimi erdhi shumë vonë
Po ashtu, është diskutuar për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit me institucionet, me qëllim që shërbimet për gratë që përballen me dhunë të jenë të qëndrueshme, të qasshme dhe efektive.
Shiroka-Pula ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me përfaqësueset e strehimoreve, si dhe për shqyrtimin e mundësive për mbështetjen e punës së tyre dhe adresimin e çështjeve që kërkojnë vëmendje institucionale.