back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmePresidentja Osmani niset për në Selinë e Shenjtë, do të takohet me...

Presidentja Osmani niset për në Selinë e Shenjtë, do të takohet me Papën

Të ngjajshme

Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatësja...

Me kërkesë të mbrojtësit të Nagip Krasniqit shtyhet seanca ndaj tij dhe Isuf Zejnës

Të premten, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me kërkesë...

Frank Lampard e fiton sërish çmimin “Trajner i Muajit” në Championship

Legjenda e futbollit anglez, Frank Lampard është duke kaluar...

Një person i vdekur në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka vdekur në aksidentin që ndodhi sot...

Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e Shenjtë, pritet në audiencë nga Papa Leo XIV

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Selinë e Shenjtë, ku do të zhvillojë një sërë takimesh.

Presidentja Osmani, së bashku me Zotërinë e Parë, z. Prindon Sadriu, do të priten në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik.

Po ashtu, Presidentja do të zhvillojë takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Gjatë vizitës në Vatikan, Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit.Në selinë e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, ndërkaq, Presidentja Osmani do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues të Selisë së Shenjtë, përfaqësues diplomatik dhe personalitete të tjera.

Gjatë kësaj vizite ajo do të realizojë edhe një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim të thellimit të raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz