Presidenti Thaçi merr mbështetje nga dy personalitete të fuqishme nga Drenica (FOTO)
BILLI

Lexo edheJep dorëheqje një zëvendësministër

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe ish-kryetari i Komunës së Skenderajt po ashtu nga PDK, Sami Lushtaku, e kanë vizituar sot Presidentin Hashim Thaçi në zyrën e tij të punës.
Ata i shkruan Presidentit për t’i dhënë mbështetje në kohën kur ai nuk po përkrahet nga disa parti politike për çështjen e dialogut, transmeton Indeksonline.
Madje deputetja Musliu në profilin e saj në Facebook sipër fotos me Presidentin, e ka edhe një thënie: “Një politikan ka gjithmonë karakter përderisa ai nuk shkëputet nga baza! E. Kupke”.

Lexo edheJep dorëheqje një zëvendësministër
Ajo i ka sugjeruar Presidentit, të vazhdoi me besim të plotë./Indeksonline/
