back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmePresidenti Thaçi largon nga dekoratat vulën presidenciale të trashëguar nga Ibrahim Rugova

Presidenti Thaçi largon nga dekoratat vulën presidenciale të trashëguar nga Ibrahim Rugova

Të ngjajshme

Liverpool “shkund” Atleticon me dy gola të shpejtë, Salah në super formë

Liverpool ka nisur furishëm përballjen ndaj Atletico Madridit, duke...

Williams: Thaçi inteligjent, pa autoritet në bisedime

Nga gjykata u largua por brenda saj la dëshmitë...

Melinda merr propozimin për martesë

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka ndarë me ndjekësit...

“Faleminderit shumë, zoti Rubin” – Leonora Jakupi reagon për James Rubin

James Rubin, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të...

Momenti kur Graniti i propozon Melindës (video)

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka ndarë me ndjekësit...

Vula presidenciale e ish-Presidentit historik, Ibrahim Rugova është hequr nga dekoratat dhe komunikimet me ndërkombëtar qysh kur në krye të presidencës ka ardhur Hashim Thaçi.

 

 

Ndonëse vula me flamurin dardan ende qëndron në krye të uebfaqes zyrtare të presidencës dhe në komunikata të dërguara mediave, ajo nuk figuron edhe në letrën zyrtare të Thaçit dërguar presidentit amerikan, Donald Trump por as në çmimet dhe dekoratat që ua ka ndarë personaliteteve të ndryshme kohët e fundit.

Vula e ish-Presidentit Rugova e cila ishte dizajnuar qysh në vitin 1992 ku për bazë e ka flamurin dardan, është hequr edhe nëpër aktivitetet e presidentit të tanishëm.

Indeksonline ka bërë një hulumtim rreth kësaj çështje dhe ka vërejtur se vula e presidentit Rugova nuk është më nëpër të gjitha modelet e dekoratave, mirënjohjet, medalje, çmimet dhe titujt e nderit që shpërndan Presidenti Hashim Thaçi kohëve të fundit.

Dekorata e ndarë për Gjergj Dedaj

Që nga viti i kaluar dekoratat presidenciale janë ndryshuar dhe janë ridizajnuar tërësisht, aty nuk figuron më vula e ish-Presidentit Rugova dhe detaje të tjera që korrespondonin me titujt çmimeve që jep presidenti.

Në dekoratat e mëparshme të dhëna nga ish-Presidentët: Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, siç shihet edhe në fotot e mëposhtme ku janë dhënë titujt si: Urdhri “Luftëtar i Lirisë – Adem Jashari”, Urdhri “Hero i Kosovës”, “Urdhri i Lirisë” etj, krahas portreteve si ai i Skënderbeut, Adem Jasharit etj, ishte e stampuar edhe vula e ish-Presidentit Rugova.

Ndërsa në dekoratat e reja këto simbole janë hequr tërësisht madje edhe portretet e heronjve kombëtarë nuk figurojnë më.

Dekorata e dhënë nga ish-Presidentja Atifete Jahjaga
E njëjta dekoratë e dhënë nga Presidenti Hashim Thaçi

Në modelet e reja siç shihet edhe në disa foto të siguruara nga Indeksonline figuron vetëm stema e Republikës së Kosovës, titulli i çmimit dhe emri i personalitetit që i është dekoruar.

Ditë më parë Presidenti Hashim Thaçi kishte dekoruar edhe të renë e ish-presidentit Rugova znj. Blerina Kllokoqi Rugova me medaljen presidenciale të meritave për kontributin e dhënë në fushën e modës. Siç shihet edhe në foton e publikuar në facebook nga presidenti në dekoratë nuk figuron vula e ish-Presidentit, Ibrahim Rugova.

Dekorata për Blerina Kllokoqi-Rugova

Presidenca e Kosovës kishte krijuar edhe “Urdhrin Ibrahim Rugova” kjo dekoratë ishte e dizajnuar me portretin e ish-presidentit dhe vulën përkatëse, me këtë çmim ishin nderuar personalitete të ndryshme që i kishin kontribuar ndërtimit të paqes si Princi Charls, ish-ambasadori amerikan Christopher Dell, etj.

Ish ambasadori amerikan, Christopher Dell i dekoruar nga ish Presidentja Atifete Jahjaga

Me këtë çmim Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në tetor 2017 e kishte dekororuar ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Lloyd Axworthy siç shihet edhe në foton aty mungon jo vetëm vula e ish-Presidentit Rugova por nga ky çmim është hequr edhe portreti i ish-presidentit Rugova.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kanadasë, Lloyd Axworthy, i dekoruar nga Presidenti Thaçi

Indeksonline i ka dërguar pyetje presidencës për të kërkuar sqarime se kur janë ridizajnuar këto dekorata dhe a kanë kaluar nëpër ndonjë procedurë këto ndryshime, mirëpo as pas dy ditë pritje nuk ka marrë përgjigje.

Zyrtarët e presidencës nuk janë përgjigjur as përmes telefonit edhe pse disa herë Indeksonline ka tentuar t’i kontaktojmë.

Sipas burimeve të Indeksonline brenda Presidencës së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi vendimin për ndryshimin e dekoratave e kishte bërë përmes një rregulloreje të re “RREGULLORE (P) NR. 04/2016 PËR LLOJET E DEKORATAVE DHE PROCEDURAT PËR DHËNIEN DHE REVOKIMIN E TYRE” e cila është nënshkruar nga Presidenti Thaçi me datë 21 dhjetor 2017. Në nenin 36 të kësaj rregullore në pikën 5 thuhet se: Presidenti vendos për modelin e dekoratës përkatëse.

Rregullorja e re e presidences për ndarjen e dekoratave

Vula e ish-Presidentit Rugova është hequr edhe në ID-kartat e gazetarëve të cilët janë akredituar për vitin 2019 për dallim prej viteve të kaluara që kishte qenë e vendosur në bexhat e gazetarëve të akredituar në presidencë.

Akreditimet e gazetarëve

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në dy vitet e fundit ka ndarë me qindra çmime për personalitete të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, madje ai ka marrë kritika të ndryshme nga opinioni publik për shkak se ndarja kaq e madhe e dekoratave po ja humb vlerën edhe vet çmimeve që po i shpërndan duke mos i përfillur aspak kriteret./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz