BallinaLajmePDK pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjedhjet e vetmja zgjidhje për të ecur...

PDK pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjedhjet e vetmja zgjidhje për të ecur përpara

Të ngjajshme

Hoxha i Drenasit, në garë për deputet

Imami në xhaminë e Drenasit, hoxhë Osman Musliu, ka...

Al Nassrit e Ronaldos i ndalet festa në sekondat e fundit

Al Nassr dhe Cristiano Ronaldo ishin pranë triumfit dhe...

Pritjes i vjen fundi, Real Betis kualifikohet në Champions pas 21 vitesh

Real Betis ka arritur rikthimin e madh në Champions...

Parashikimi i motit për të mërkurën

Të mërkurën, gjatë orëve të para të 24-orëshit, pritet...

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës, ku u diskutua për zhvillimet e fundit politike, situatën institucionale në vend dhe për procesin e riorganizimit të brendshëm të partisë.

Gjatë takimit, Kryesia vlerësoi se papërgjegjësia e shumicës parlamentare ka prodhuar këtë situatë siç u quajt, e panevojshme dhe e dëmshme për stabilitetin e vendit.

PDK-ja ka vlerësuar se rruga e vetme për dalje nga kjo situatë është kthimi te qytetari përmes zgjedhjeve të reja.

Kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza theksoi se procesi i riorganizimit të brendshëm të partisë është i lidhur drejtpërdrejtë me gatishmërinë për të ofruar një alternativë serioze dhe të përgjegjshme qeverisëse.

“PDK po riorganizohet për të qenë më afër qytetarëve dhe për të ndërtuar një ofertë të qartë politike që garanton stabilitet dhe zhvillim. Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe vendimmarrje të përgjegjshme, jo për improvizime dhe kriza të njëpasnjëshme”, tha kryetari Hamza.

Kryesia e PDK-së ngriti gjithashtu shqetësimin për gjendjen ekonomike në vend, siç thuhet, duke vlerësuar se Qeveria po dështon t’i adresojë problemet reale të qytetarëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz