BallinaLajmePresidenti jep lajmin e fundit për mandatimin e kryeministrit

Presidenti jep lajmin e fundit për mandatimin e kryeministrit

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

President i vendit, Hashim Thaçi, është duke pritur certifikimin e rezultate të 11 qershorit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të vepruar më pas në dhënien e mandatit partive politike për formimin e Qeverisë.

Në zgjedhjet e 11 qershorit asnjëra parti nuk ka arritur të sigurojë shumicën në Kuvend për të formuar Qeverinë, gjë e cila sipas analistëve mund të prodhojë një krizë institucionale ngjashëm si në vitin 2014.

Në këtë situatë është hapur debati që e drejta për formimin e Qeverisë, t’i jepet Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka dalë si partia e dytë në zgjedhje, nëse koalicioni PDK-AAK-Nisma si fitues i zgjedhje nuk arrin të formojnë Qeverinë.

E për këtë në Presidencën e Kosovës kanë thënë se Presidenti Thaçi pas certifikimit të rezultateve do të veprojë në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore.

“Presidenti nuk mund të ndërmarrë veprime pa u bërë certifikimi i rezultateve zgjedhore. Pas certifikimit, brenda afateve të përcaktuara, presidenti do të veprojë në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Presidencës për Lajmi.net.

Në vitin 2014 në bazë të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, thuhet se çështja e mandatarit për formimin e Qeverisë është në diskrecion të Presidentit të vendit. E sipas njohësve të Kushtetutës, kjo do të thotë se i pari i vendit, në bazë të vlerësimit të tij, mund t’ia japë të drejtën për ta formuar Qeverinë edhe partisë së dytë e dalë nga zgjedhjet nëse arrin të dëshmojë se ka shumicën në Kuvend, pasi paraprakisht fituesi i zgjedhjeve të ketë dështuar për ta formuar Qeverinë.

Në zgjedhjet e 11 qershorit koalicioni PAN mori 33,98 për qind, duke u renditur si subjekt i parë. Kurse, Lëvizja Vetëvendosje e cila ka garuar e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit i ka siguruar 27,12 për qind duke u renditur kështu si subjekti i dytë. Koalicioni LDK-AKR-AL është renditur në vendin e tretë duke marrë 25,74 për qind të votave.

Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR-AL, janë shprehur kundër një koalicioni me PDK-AAK-Nisma. Madje, i nominuari për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka bërë thirrje koalicionit LAA-në që t’i bashkohen për ta formuar Qeverinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz