BallinaSportPresidenti i Torinos flet për të ardhmen e Asllanit: “Na pëlqen, por...

Presidenti i Torinos flet për të ardhmen e Asllanit: “Na pëlqen, por duhet të na bindë”

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar mbi situatën e Kristjan Asllanit, mesfushorin shqiptar të huazuar nga Interi, gjatë një eventi të RCS.

Asllani, 23 vjeç, iu bashkua Torinos këtë sezon në formë huazimi me opsion blerjeje, ndërsa drejtuesit e klubit e vlerësojnë lojtarin, por mbeten të rezervuar për vendimin përfundimtar, shkruan Gazeta Express.

Cairo vlerësoi paraqitjet e tij të fundit, si me kombëtaren shqiptare ashtu edhe me Torinon:
“Asllani ka luajtur shumë mirë me Shqipërinë, ka shënuar dhe është drejt fazës eliminatore. Kundër Juventusit pati një pjesë të dytë fantastike. Na pëlqen si lojtar, prandaj e morëm në huazim, dhe po tregohet pozitiv. Por gjithçka varet nga trajneri.”

Sa i përket blerjes së përhershme, presidenti theksoi se ende është herët për vendime:
“Opsioni i blerjes? Nuk jemi as në gjysmën e sezonit. Ta shohim si do të vazhdojë. Ai duhet të performojë vazhdimisht që të na bindë ta mbajmë përgjithmonë.”

Torino pagoi 1.5 milionë euro për huazimin, ndërsa klauzola e blerjes së Asllanit është e vendosur në 12 milionë euro. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz