Presidenti i La Ligas reagon pas sulmeve të Realit ndaj gjyqtarëve në derbin e Madridit
dp

Lexo edhe“Kam luftuar deri në sekondën e fundit”, Krasniqi reagon pas largimit të tij nga Vëllaznimi

Derbi i Madridit u shndërrua në një nga ndeshjet më kontraverse të sezonit.
Disa vendime të gjyqtarit u panë si padrejtësi nga “Los Blancos”, ku kërkuan kartona të kuq ndaj lojtarëve si Kang-in Lee dhe Cristian Romero pas ndërhyrjeve ndaj Federico Valverdes dhe Jude Bellinghamit.
Kjo çoi në reagimin e presidentit të La Ligas, Javier Tebas i cili mbrojti vendimet e gjyqtarit Ortiz.

Lexo edhe“Kam luftuar deri në sekondën e fundit”, Krasniqi reagon pas largimit të tij nga Vëllaznimi
“Real Madridi nuk humbi për shkak të atyre veprimeve.” “Kartoni jo i kuq për Kang-In Lee? Mund të jetë një karton i kuq, mund të duket si një karton i kuq, dhe nëse e gjykon, nuk ndodh asgjë. Dhe nëse jo, loja ishte aq e shpejtë saqë e kuptoj se çfarë ndodhi, ndodhi, dhe kaq.” “Nuk e kam parë postimin në Twitter. Ne denoncuam sjelljen e Televizionit të Real Madridit disa kohë më parë, dhe pas asaj që ndodhi dje, duhet të vazhdojmë me standardet etike. Është një mënyrë e padrejtë dhe mizore për të ushtruar presion mbi gjyqtarin”, u shpreh Tebas.
Derbi përfundoi me fitoren e Atletico Madridit, me rezultat të ngushtë 2-1./IndeksOnline/