Presidenti i komitetit të gjyqtarëve spanjollë, Fran Soto, është i kënaqur me cilësinë e arbitrimit të dëshmuar në El Clasico të dielën.
Duke folur për mediat të hënën, Soto tha: “Kemi arsye të jemi të kënaqur për arbitrimin gjatë El Clasico.
“Ne konsiderojmë se çdo vendim ishte i saktë”, shtoi Soto.
Ndeshja e madhe midis Real Madridit dhe Barcelonës në Santiago Bernabeu nuk kaloi pa polemika, pasi Madridit iu dha një penallti në pjesën e dytë, ndërsa një gol u anulua për një pozicion jashtë loje.
Real Madridi fitoi ndeshjen 2-1.