“Adhurimi i nënës! – Adhurimi i diçkaje të shtrenjtë!”.
Ky nuk duket titulli i ndonjë best-selleri, por në Turkmenistan, vend shumë i ashpër i Azisë Qendrore, librit të ri të presidentit, Gurbanguli Berdimuhamedov i është bërë një promovim i jashtëzakonshëm.
Media publike e këtij vendi të pasur me burime gazi, përshëndeti veprën e re të presidentit turkmen, i ardhur në pushtet që prej 2006, i cili i bën homazh nënës së tij dhe gjeneratës sovjetike.
Që prej daljes në muajin qershor, libri përfitoi nga një promovim pothuajse i përditshëm në televizionet publike dhe është nxjerrë në shitje në të gjitha libraritë e kryeqytetit, Ashkabad.
“Adhurimi i nënës” është libri i 29-të i publikuar që prej ardhjes në pushtet nga presidenti, Berdimuhamedov, autor anarkik që ka shkruar gjithashtu copëza poezish, një enciklopedi në shtatë volume për plantacionet medicinale të vendit, një biografi për babain e tij dhe një guidë për kuajt turkmenë.
I shitur për 10 euro dhe i disponueshëm në gjuhën turkmene, ruse dhe anglisht, libri përshkruan nënën e tij, Ogulat si një grua të ashpër, por të drejtë, e lindur në vitin 1937 dhe e rritur me pesë motrat e saj.
Libri i presidentit turkmen kujton atë të paraardhësit të tij, Saparmourat Niazov, i cili do të theksonte se do të ishte gjithmonë krenar për nënën e tij, e cila vdiq pas një tërmeti në vitin 1948, përcjell Atsh.
Por, Niazov do të shkonte më larg me dashurinë pasi e quajti muajin prill “Gurbansoltan”, emri i nënës së tij.
