back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmePresidenca ndau afër 200 mijë euro subvencione, Vjosa Osmani favorizoi Mitrovicën (Dokumente)

Presidenca ndau afër 200 mijë euro subvencione, Vjosa Osmani favorizoi Mitrovicën (Dokumente)

Të ngjajshme

Renditja tabelare pas edicionit vjeshtor në Superligë

Ka përfunduar ndeshja e sotme mes Dritës dhe Prishtinës. Drita...

Haradinaj uron Krishtlindjen: Koha kur reflektojmë dhe mësojmë të jemi falënderuar për çka jemi

Kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj,...

“Festofshim bashkë gjithmonë”, Haradinaj uron Krishtlindjet

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar...

Kurti prezanton sistemi raketor antitank të ushtrisë së Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka publikuar një video...
- Advertisement -

Afër 200 mijë euro subvencione i ka ndarë Zyra e Presidentes për Organizata Joqeveritare dhe për persona fizik.

- Advertisement -

Shuma më e lartë e subvencioneve që i ka ndarë një personi fizik arrin deri në 28 mijë euro. Ndërsa, kryetarja e shtetit duket se i ka kushtuar më shumë rëndësi OJQ-ve nga vendlindja e saj, Mitrovica.

Sipas dokumentit që ka siguruar Demokracia.com, gjithsej 51 persona fizikë dhe OJQ kanë përfituar nga subvencionet e ndara nga Presidenca e Kosovës gjatë vitit 2021.

Shumat që i ka ndarë Zyra e Presidentes variojnë nga shtatë mijë euro dhe deri te më e ulëta që është një mijë euro.

Portali ka vërejtur se një numër i madh i OJQ-ve përfituese janë të regjistruara në Mitrovicë, vendin ku ka lindur presidentja Osmani.

Nga afër 200 mijë euro të ndara duket se në masë relativisht të madhe janë favorizuar OJQ-të e Mitrovicës.

Zyra e Presidentes i ka ndarë 4100 euro për organizatën “Avancimi i Pozitës së Rinisë dhe Fëmijëve në Kosovë – APRFK”

Po ashtu, subvencion prej 3890 eurosh ka ndarë edhe për Forumin për Shoqëri Civile në Mitrovicë.

Tjetër organizatë nga Mitrovica që ka përfituar 3780 euro nga Zyra e Presidentes është edhe “Business Women Mitrovica”.

Për më tepër, 2000 euro i janë dhënë edhe organizatës “Mitrovica Women Association for Human Rights”.

Ndërkaq, organizata tjetër nga Mitrovica, “Ideas for a Better Youth”, nga Zyra e Presidentes ka përfituar një mijë e 740 euro.

Përfitues i 3000 eurove nga subvencionet e ndara prej Zyrës së Presidentes është edhe “Fondacioni Dhemetra” i regjistruar në Mitrovicë.Lidhur më subvencionet e ndara gjatë vitit 2021, dje është pyetur edhe Zyra e Presidentes, megjithatë kjo zyrë nuk ka kthyer përgjigje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz