Ferizaj: Policia ndalon një 40 vjeçar që dyshohet se kishte shkaktuar aksident dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes, i gjendet një armë
dp
Lexo edheAksion policor në Pejë – arrestohet një person, i gjenden armë zjarri dhe rreth 300 gramë marihuanë
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 7 nëntor 2026, rreth orës 21:40, kur njësitet reaguese të stacionit policor në Ferizaj kanë ndaluar një veturë të tipit BMW me targa vendore.
Gjatë kontrollit të shoferit me inicialet A.J., policia ka gjetur një armë zjarri për të cilën ai posedonte leje.
Megjithatë, pas shoqërimit të tij në stacion policor, njësiti i hetimeve ka sekuestruar një pistoletë me karikator dhe dhjetë fishekë.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, ndaj 40-vjeçarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lexo edheAksion policor në Pejë – arrestohet një person, i gjenden armë zjarri dhe rreth 300 gramë marihuanë
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore. /Lajmi.net/