back to top
Monday, March 9, 2026
BallinaLajmePresidenca dënon ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes Osmani

Presidenca dënon ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes Osmani

Të ngjajshme

Isa Mustafa: Osmani veproi drejt me shpërndarjen e Kuvendit

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vlerësuar se Presidentja...

Analistët paralajmërojnë pasoja edhe nëse shkohet ose jo në zgjedhje

Dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e kuvendit...

Tri raste të vjedhjes së rëndë në Kosovë

Tre raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në...

Arrestohet një person, konfiskohen armë e mbi 100 fishekë

Mbrëmjen e djeshme është raportuar se një person është...

Presidenca ka dënuar ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për “pushkatimin” e presidentes Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si nxitje të rrezikshme për dhunë politike.

Në reagimin zyrtar, Presidenca thekson se përdorimi i një gjuhe të tillë nuk ka të bëjë me kritikë apo debat politik

Postimi i plotë:

Presidenca e Republikës së Kosovës denon ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes Osmani.

Kur në debat politik përdoret fjala “pushkatim”, kjo nuk ka të bëjë me kritikë apo opinion, por me një gjuhë të rrezikshme që nxit urrejtje dhe normalizon dhunën politike.

Kosova nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë vend ku aktivistë politikë vetëshpallen gjykatës dhe shpallin dënime me jetë për figura të zgjedhura nga qytetarët. Mentaliteti që prodhon gjuha e tillë është pikërisht mentaliteti që për dekada e ka mbajtur peng debatin publik me etiketime, shpifje dhe linçime.

Presidentja Osmani nuk është “vegël” e askujt dhe as pjesë e fantazive konspirative për kinse tradhti. Ajo është Presidente e Republikës së Kosovës, e zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që ushtron mandatin e saj mbi bazën e Kushtetutës.

Ata që sot flasin për “tradhti” dhe “pushkatim” dhe shtyjnë përpara shpifjet e konspiracionet, në fakt janë duke bërë thirrje për dhunë e vrasje politike.

Kosova ka paguar shumë për lirinë e saj që të tolerojë sot gjuhë linçuese ndaj institucioneve të saj. Thirrjet për “pushkatim” nuk janë retorikë politike, por nxitje e drejtpërdrejtë për dhunë dhe krim. Kushdo që mendon se mund ta frikësojë një Presidente me shpifje apo kërcënime të tilla, thjesht po dëshmon se nuk e ka pranuar ende se jetojmë në Republikë demokratike.

Presidenca e Republikës së Kosovës u bën thirrje organeve kompetente të rendit dhe drejtësisë që të merren urgjentisht me këto raste dhe ta trajtojnë në përputhje me ligjin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz