Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Obiliq, Muhamet Preniqi, ka kërkuar debat publik me ministrin në detyrë të Infrastrukturës, Dimal Basha.
Në një prononcim për IndeksOnline, Preniqi ka thënë se kërkesa për përballje publike vjen pas deklaratave të Bashës, të cilat sipas tij kanë ofenduar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka përmendur gjithashtu edhe rastin e fundit të komentuar në opinion publik, ku Basha është kritikuar pasi Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte vendosur në mënyrë të papërshtatshme në zyrën e tij, duke e lënë në dysheme pas një divani.
Sipas Preniqit, veprimet dhe deklaratat e ministrit kanë nxitur reagime të shumta gjatë ditëve të fundit, duke kërkuar që për këto çështje të ketë debat të hapur publik./IndeksOnline/