back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaRegjionaleDrenasPremtime megalomane për Drenasin

Premtime megalomane për Drenasin

Të ngjajshme

Dogana ndalon mallra të falsifikuara “Gucci”, “Louis Vuitton”

Zyra Doganore në Prishtinë ka realizuar një sërë aksionesh...

Pothuajse 50 furra buke mbyllen çdo vit në Zvicër

1000 furra buke janë mbyllur në 20 vitet e...

Rrahje në një kafene te Xhamia e Llapit, theret me thikë një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e...

Gjatë fushatës 5-ditëshe subjektet politike kanë premtuar investime të mëdha në Drenas. Kadri Veseli dhe kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, kanë premtuar bashkërisht 83 milionë euro investime, ndërsa Pacolli dhe AKR-ja 200 milionë euro. Të tjerët nuk kanë përmendur shifra, por shprehen të sigurt së në Drenas do të ndodhë ndryshimi.
Është përmbyllur të premten fushata zgjedhore për kryetar të Komunës së Drenasit me premtimet megalomane, që nuk do të mundte t’i realizonte as Qeveria e Kosovës brenda një viti.
Gjatë fushatës 5-ditëshe subjektet politike, të cilat garojnë me kandidatët e tyre, e kanë “lëshuar dorën” ndërsa vetë kandidatët janë shprehur të sigurt se do të jenë fitues të kësaj gare. Zgjedhësit janë joshur me premtime për investime të mëdha të cilat do t’i mbajnë, “natyrisht nëse kandidatët e tyre fitojnë garën”, shkruan gazeta Zeri.
Më të bindshëm në premtimet e tyre janë PDK-ja, e cila garon me Ramiz Lladrovcin, dhe AKR-ja që kandidon me Ilmi Thaçin. Ata edhe kanë premtuar investime të mëdha në Drenas nëse arrijnë të fitojnë. Kadri Veseli dhe kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, kanë premtuar bashkërisht 83 milionë euro investime, ndërsa Pacolli dhe AKR-ja 200 milionë euro investime në Drenas.
Të tjerët nuk kanë përmendur shifra, por shprehen të sigurt së në Drenas do të ndodhë ndryshimi. Kandidati i cili mund ta sfidojë PDK-në kësaj here konsiderohet ai i koalicionit “Nisma” dhe AAK, Isa Xhemajli, që nuk ka premtuar shumë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz