Prekëse: I vdiq vëllai para ndeshjes, lojtari gjerman futet të luajë kundër Lazios
03

Lexo edheYlli i Feronikelit beson në titullin kampion, tregon se kë e sheh rival këtë sezon

Skuadra e Lazios u mposht 4-1 nga skuadra gjermane Eintraht Frankfurti, në sfidën e vlefshëm për javën e dytë të Europa Leagues.
Padyshim se fitorja e skuadrës gjermane i dedikohet lojtarit të skuadrës, Lucas Torro i cili pak orë para fillimit të ndeshjes ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e vëllait të tij.
Ai preferoi të luante në ndeshjen me skuadrën italiane, ndërsa më pas u nis drejt Spanjës për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit. Përveç trajnerit askush nuk e dinte për dhimbjen e Torros, ndërkohë që mesfushori në fundin e ndeshjes, nisi të qante në fushë.

Lexo edheYlli i Feronikelit beson në titullin kampion, tregon se kë e sheh rival këtë sezon
“Ky lajm i trishtuar e ka mjegulluar festën tonë pas ndeshjes. Lukas dëshironte të ishte në fushë, pavarësisht dhimbjes. Ai do të jetë në ditët e ardhshme pranë familjes dhe si pasojë të dielën ndaj Hofenheimit nuk do të jetë në fushë”, tha trajneri Huter.