Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm u raportua në Vushtrri.
Dyshohet se një predhë ka depërtuar në një shtëpi, saktësisht në kuzhinë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të cilët kanë konfiskuar predhën. Në konsultim me prokurorin, është bastisur shtëpia e fqiut m/k i cili ditë më parë ka pas aheng familjar, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator”.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/