HomeLajmePrattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave

Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave

Të ngjajshme

“Për vëmendjen mediatike”, Briki reagon me një mesazh të koduar

Ish-banorja e “BBVA”-së, Brikena Selmani, ka publikuar së fundmi...

Liverpool arrin marrëveshje me Andoni Iraolën për postin e trajnerit

Liverpool ka arritur një marrëveshje në parim me Andoni...

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati vizitoi sot veriun e Kosovës dhe u takua me kryetarët e komunave me shumicë serbe dhe përfaqësues të tjerë, njoftoi Ambasada.

“E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, vizitoi sot veriun e Kosovës, ku u takua me kryetarë komunash serbë të Kosovës dhe këshilltarë opozitarë për të diskutuar situatën aktuale politike dhe sfidat me të cilat përballen komunitetet e tyre”, thuhet në njoftim.

Ambasada e SHBA-së tha se në Zveçan, Prattipati u takua me kryetarin Miloviq “për të diskutuar zhvillimin lokal dhe mundësitë e bashkëpunimit”.

“Ndërsa në Leposaviq, e Ngarkuara me Punë u takua me kryetarin Todiq për të diskutuar zhvillimin ekonomik dhe vizitoi Kantinën Lakiceviq për të dëgjuar nga pronarët e saj mbi rolin që luajnë bizneset në krijimin e vendeve të punës dhe mbështetjen e prosperitetit rajonal”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz