back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmePranon se lëshoi certifikatave të pamerituara të Invalidëve të Luftës

Pranon se lëshoi certifikatave të pamerituara të Invalidëve të Luftës

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Sherif Shabani, i akuzuar për lëshimin e certifikatave të invalidëve civile të luftës, e pranoi fajësinë në akuzat për të cilat fajësohet nga prokuroria.

Por një seancë ndaj Shabanit e planifikuar të mbahej sot, u shty për shkak të mungesës së tij.

Gjykata nuk ishte e sigurt nëse ai e ka pranuar ftesën për seancën e sotme.

Sherif Shabani akuzohet se i ka mundësuar personave të ndryshëm statusin e invalidëve të luftës në Kosovë, pa qenë fare invalidë dhe në kundërshtim me Statutin e Shoqatës.

Ai, në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës “Lidhja e Invalidëve dhe Viktimave Civile të luftës së Kosovës”, me qëllim të përfitimit për vete, akuzohet se i ka lëshuar librezë Agim Gashit, Xhafer Ademit, Bujar Eminit dhe të tjerëve. Aktakuza thotë se përmes kësaj libreze, atyre u janë mundësuar benificione të ndryshme të cilat parashihen me ligj.

Sipas aktakuzës, me lëshimin e kësaj libreze, Agim Gashit, Xhafer Ademit, Bujar Eminit dhe të tjerëve, iu është njohur statusi i invalidëve të luftës së Kosovës, ndonëse nuk ishin të tillë dhe kjo bie në kundërshtim me Statutin e Lidhjes së Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës së Kosovës.

I akuzuari Sherif Shabani, në mbrojtjen e tij e ka pranuar kryerjen e veprës penale për të cilën ngarkohet.

Gjithnjë sipas aktakuzës, ai ka pranuar se është e vërtetë se Agim Gashit i ka mundësuar lëshimin e librezës së invalidëve të luftës, pa qenë invalidë fare.

Shabani gjatë mbrojtjes tha se arsyeja e lëshimit të kësaj libreze është bërë me qëllim që Agim Gashi ta regjistrojë vajzën e tij në fakultet, gjë të cilën edhe e ka arritur. Përveç regjistrimit së vajzës në fakultet, Gashi ka arritur të marrë përfitime tjera.

Më tutje, sipas aktakuzës, i akuzuari Shabani ka refuzuar të ketë keqpërdorur vulat e shoqatës për t’u mundësuar personave tjerë pajisjen me këto libreza në kundërshtim me ligjin dhe krejt qëllimi i tij ka qenë ndihma e shoqatës ku ka antarësuar njerëz sipas ligjit.

Me këtë, Sherif Shabani ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz