back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaSportPovetkin konfirmon marrëveshjen: Po përgatitem për duelin ndaj Joshuas

Povetkin konfirmon marrëveshjen: Po përgatitem për duelin ndaj Joshuas

Të ngjajshme

Toyota prezanton automjetin e parë elektrik

Duket se është shkruar një kapitull i ri në...

Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, intervenojnë zjarrfikësit

Një veturë u përfshi nga zjarri pasditën e sotme. Incidenti...

Shqiptarja që u përball me vrasësin në Manhatan: Ma drejtoi armën

CNN ka shkruar një artikull që për protagoniste ka shqiptaren,...

Vdes vëllai i legjendës së boksit, Muhammad Ali

Rahaman Ali, vëllai më i vogël i legjendës së...

Stafi i boksierit rus Alexander Povetkin ka bërë me dije sot se ka nisur përgatitjet për duelin ndaj kampionit të botës në peshën e rëndë Anthony Joshua (mban titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO).

Jo vetëm kaq, por marrëveshja mes palëve është shumë pranë pas ultimatumit që WBA u dha dy boksierëve për të dueluar sa më shpejt, me rusin si të mandatuar për t’u përballur për titullin kampion të kësaj kategorie.

Shumë shpejt do të finalizojmë marrëveshjen”, tha Andrey Ryabinskiy, promotori i Povetkin, që shtoi se kjo përballje me shumë gjasa do të zhvillohet në shtator. “Jam shumë i kënaqur që gjërat kanë filluar të lëvizin dhe po shkojnë në rrugën e duhur. Presim që së shpejti të finalizojmë bisedimet me Eddie Hearn (menaxheri i Joshua) dhe të konkretizojmë përgatitjet”, tha më tej Ryabinskiy.

Joshua, i pamposhtur në ring, do të mbrojë titujt ndaj Povetkin pasi marrëveshja për të dueluar Deontay Wilder, kampionin tjetër të botës në peshën e rëndë, nuk u arrit.

WBA lejoi dy boksierët kampionë bote të negocionin për një marrëveshje, por pa sukses. Povetkin e Joshua kanë dueluar për herë të fundit në pranverën e këtij viti.

- Advertisement -

Të Fundit