Poshtërohet portieri mysliman që luan në Premierligë: Fëmijët e tij nuk i lejojnë t’i shikojnë ndeshjet në stadium
03

Lexo edheDo të befasoheni, ja si u takuan për herë të parë Ronaldo me Georginan

Portieri boshnjak Asmir Begoviq është lodhur duke dëgjuar ofendime dhe abuzime në tribunat e stadiumeve të Premierligës dhe si pasojë nuk do t’i dërgojë fëmijët e vet për të shikuar ndeshje.
Portieri i Bournemouth, Asmir Begoviq, ka zbuluar se refuzon t’i dërgojë fëmijët në ndeshje futbolli për shkak të ofendimeve të tmerrshme që janë të zakonshme në ditët e ndeshjeve.
32-vjeçari e ka kaluar shumicën e dekadës së fundit në futbollin anglez me Stoke City, Chelsea dhe tani me Bournemouth.
Edhe pse bukën e gojës e fiton duke luajtur futboll, ai e pranon se është e vështirë ta shijosh futbollin si spektator.
“Në shumicën e ngjarjeve sportive, 50 mijë njerëz nuk e quajnë gjyqtarin ‘mut’”, tha Begoviq për Athletic.

Lexo edheDo të befasoheni, ja si u takuan për herë të parë Ronaldo me Georginan
“Unë i shikoj të gjitha sportet e tjera, dhe dëgjoj shumë komente abuzive. Në futboll, mijëra persona mblidhen për ta quajtur dike me emra të ndryshëm”, shtoi ai.
“Atmosfera e futbollit është e turpshme, e ulët. Unë nuk i dërgoj fëmijët për të parë ndeshje. As vetë nuk shkoj, përveç nëse duhet ta shikoj ndonjë shok, por edhe në këtë rast nuk ulem me tifozët”, theksoi ai.
