Pos Thaçit, edhe Vuçiq takohet me Presidentin amerikan
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka udhëtuar për në New York, ku deri në 23 shtator, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të këtij vendi, Ivica Daçiq do të marrin pjesë në sesionin e 72-të rregullt të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Atje kreu i shtetit serb pritet që të takohet me Presidentin amerikan, Donald Trump.
Në punimet e Asamblesë së KB-së do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili në këtë vizitë do të jetë i shoqëruar nga Zonja e Parë e shtetit, Lumnije Thaçi, tranmseton Klan Kosova.
Gjatë qëndrimit në Amerikë, edhe numri një i Kosovës pritet të ketë një takim të shkurtër me homologun e tij amerikan, Donald Trump.
Lexo edheHRW bën thirrje për sanksione kundër ushtrisë së Mianmarit
Thaçi do të zhvillojë takime të shumta bilaterale edheme krerë të shteteve dhe udhëheqës të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.
Pjesë e delegacionit të Kosovës është edhe zëvendëskryeministri njëherit ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, transmeton Klan Kosova.














