Kombëtarja e Portugalisë ka fituar në udhëtim te Serbia me rezultat 4-2 në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020, ndërsa Cristiano Ronaldo ka shënuar gol të bukur me parabolë.
Ylli i Juventusit ka arritur të gjej rrjetën edhe me kombëtare gjatë ndeshjes së sotme (e shtunë) ndaj Serbisë.
Ronaldo ka arritur të shënoj gol në minutën e 80-të të ndeshjes.
Cristiano Ronaldo goal Portugal vs Serbia 3-1 #SRBPORpic.twitter.com/YFyCTBhXVw
— Zwode (@STREQM1) September 7, 2019
Goli i Ronaldos ishte i bukur me parabolë dhe qoi epërsinë në 3-1.
Ky gol i pesë herë fituesit të Topit të Artë erdhi pas asistimit të Bernardo Silvas.
Në fund Portugalia e fitoi ndeshjen me rezultat 4-2. /Telegrafi/