Kombëtarja e Portugalisë e ka marrë fitoren e parë në kualifikimet e Botërorit të vitit 2026
Portugezët shënuan fitore si mysafirë të Armenisë, me shifrat prej 5-0, shkruan “Gazeta Express”.
Dyshja e Al-Nassr, Cristiano Ronaldo dhe Joao Felix shkëlqyen me nga dy gola, derisa Joao Cancelo e shënoi golin tjetër.
Felix e hapi serinë e golave në minutën e dhjetë, ndërsa dy minuta më vonë shënoi Ronaldo.
Cancelo e shënoi golin e tij në minutën e 32-të.
Me të nisur pjesa e dytë, Ronaldo e gjeti golin e dytë personal në ndeshje, duke shënuar nga një pozitë e largët.
Felix e mbylli festivalin e golave në minutën e 61-të.
Ndeshjen e ardhshme, Portugalia e ka ndaj Hungarisë si mysafire më 9 shtator./GazetaExpress/