Portieri turk shtrohet në spital pas ndeshjes me Kosovën
dp

Lexo edheDita e Autizmit, FFK: Futbolli është gjuha universale që i bashkon të gjithë pa dallim

Sipas mediave turke, Galatasaray është shqetësuar se Çakir mund të mos jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e rëndësishme ndaj Trabzonsporit këtë fundjavë.
Siç raporton “Sozcu”, portieri kishte pasur probleme shëndetësore edhe gjatë ndeshjes me Kosovën dhe menjëherë pas rikthimit në Turqi u paraqit në spital të mërkurën.
Çakir luajti një rol kyç për Turqinë në fitoren 1:0 ndaj Kosovës, duke bërë disa pritje të rëndësishme që ndihmuan ekipin të sigurojë kualifikimin për Botërorin.

Lexo edheDita e Autizmit, FFK: Futbolli është gjuha universale që i bashkon të gjithë pa dallim
Ndeshja ndaj Trabzonsporit do të jetë vendimtare në garën për titull, ku Galatasaray prin me 64 pikë, ndërsa Trabzoni renditet i treti me katër pikë më pak.