back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaBotëPolonia paralajmëron hetim për dosjet e Epstein-it

Polonia paralajmëron hetim për dosjet e Epstein-it

Të ngjajshme

Polonia njoftoi se do të nisë një hetim mbi lidhjet e mundshme mes financierit amerikan, Jeffrey Epstein dhe shërbimeve sekrete ruse.

Kryeministri polak, Donald Tusk, tha se një numër ekspertësh besojnë se skandali i pedofilisë mund të ketë qenë një operacion i qëllimshëm nga KGB-ja ruse, një “kurth i ëmbël” për elitën perëndimore, kryesisht Shtetet e Bashkuara.

“Një numër gjithnjë në rritje ekspertësh dhe analistësh dyshojnë se ka shumë mundësi që ky të ketë qenë një operacion i qëllimshëm i KGB-së ruse. Ky i ashtuquajturi ‘kurth i ëmbël’ ishte një kurth për elitën perëndimore”.

Tusk tha gjithashtu se autoritetet polake do të krijojnë një ekip analizues për të hetuar pasojat e mundshme në Poloni nga krimet e Epstein. Ai nuk përjashtoi mundësinë e inkurajimit të partnerëve ndërkombëtarë për një hetim global.

“Së bashku me Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorin e Përgjithshëm vendosëm të krijojmë një ekip analizues dhe mund të nisim një hetim nëse konfirmohen shqetësimet tona mbi këtë skandal”.

Dokumentet e lëshuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë tregojnë lidhje të Epstein me shumë figura të njohura në politikë, financë dhe biznes, si dhe përpjekje për një takim me presidentin rus Vladimir Putin, megjithëse nuk është e qartë nëse ky takim ka ndodhur.

Të Fundit

Sport

ShowBiz