Ndryshe nga liderët shqiptarë të cilët pak kush mund t’i sheh nëpër markete, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për liderët evropianë, shkruan Gazeta Blic.
Angela Merkel, së fundmi është parë në një vetëshërbim në Gjermani teksa ka blerë gjëra ushqimore. Ajo, është fotografuar e vetme, dhe me një karrocë të marketeve e cila shërben për bartjen e gjërave.
Merkel, e cila ishte në krye të Partisë Kristiandemokrate CDU për 18 vite radhazi, dëshmoi me këtë veprim se ajo është mjaft e thjeshtë dhe që nuk i vjen turp të bëjë blerje në markete.
Ndryshe, nga evropianët, liderët shqiptarë nuk mund të shihen në vende të tilla, ku blerje mund të bëjnë të gjitha shtresat.